Përfundon numërimi i votave me kusht, ky është rezultati

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur të hënën procesin e numërimit të votave me kusht dhe mëngjesin e së martës ka filluar me numërimin e votave të ardhura përmes postës.

Vetëvendosje ka marrë 14 mijë e 939 vota nga gjithsej 29 mijë 490.

Zëdhënësi i KQZ’së Valmir Elezi ka thënë janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen në QNR.

Numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe përfundimi i disa procedurave tjera në QNR, shënojnë fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt.

Po punojmë maksimalisht që të përmbyllim procesin e numërimit edhe të këtyre fletëvotimeve”, ka thënë ai./Kosovarja/