Përgjime: Nënkryetari i Gjilanit nga LDK-ja i laritej Qemajl Mustafës së PDK-së për një vend pune!

Një përgjim ndërmjet kryetarit të atëhershëm të Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe nënkryetarit të tashëm, Arbër Ismajli, nxjerr në pah servilizmin e këtij të fundit ndaj pushtetit.

Indeksonline ka siguruar bisedat ndërmjet tyre, ku Ismajli i lutet Mustafës që ta marrë në kabinetin e tij, në rast se i fiton zgjedhjet lokale.

Ismajli, i cili njihet si aktivist i hershëm në strukturat e LDK-së dhe nënkryetar i FR të LDK-së në vitet 2000-2004, i përgjërohej Qemajl Mustafës së PDK-së për një vend pune.

“Mos harro me ma caktu një vend afër teje. Jam i nderuar me punu afër teje nëse ke nevojë. Rruga e mbarë”, i thotë ai.

Ndërsa, Mustafa i premton se do ta ketë afër vetes.

“Do ta bëj një ekip për këshilldhënie dhe besoj krejt ka me qenë mirë”.

“Nga nesër unë e konsideroj veten pjesë e kabinetit Mustafa. Nëse ty nuk të pengon. Te fala!”, i drejtohet Ismajli, i cili merr përgjigje pozitive nga Mustafa.

“Hiq mos ta nin’ shok. Kalo bukur!”.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1440279986143961/?v=1440279986143961

Ndryshe, nënkryetari aktual i Gjilanit, Arbër Ismajli, në këtë periudhë (sipas biografisë së tij) ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së, Dega Gjilan (2010-2015).

Ai ka ushtruar edhe detyrën e shefit të kabinetit në Zyrën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri (janar 2014 – prill 2018).

Ndërsa, më 30 prill 2018, Arbër Ismajli është emëruar nënkryetar i Komunës së Gjilanit në qeverisjen e Lutfi Hazirit. /Indeksonline/