Përlotet Beatrix Ramosaj, kjo është arsyeja

Spektakli i mbrëmshëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP” ishte i mbushur me sqarime, diskutime, përballje, surpriza dhe lot.

Banorët në shtëpi duket se po e ndjejnë çdo ditë e më shumë mallin për familjarët.

Mbrëmë u surprizua Sarah Berisha, të cilës në shtëpi i erdhi motra e që konkurrentja nga Kosova, Beatrix Ramosaj u përlot nga emocionet.

Ajo është përlotur për shkak të familjarëve që prej ditësh nuk ka mundur t’i takojë dhe as të këtë ndonjë komunikim me to.

Aktorja tropojane, Arjola Demiri është përpjekur që ta qetësojë atë me humor, e që më pas edhe banorët tjerë u afruan për ta bërë këngëtaren të ndihet më mirë.

Shiko videon: