Përmban antitrupa, gjaku i Tom Hanks mund të ndihmojë në zbulimin e vaksinës Covid-19

Ndërsa Covid-19 vazhdon të mbizotërojë në të gjithë botën, aktori i famshëm amerikan, Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita po përpiqen për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së virusit.

Pasi u prekën nga koronavirusi në muajin mars, çifti janë aprovuar të dhurojnë gjakun e tyre, si pjesë e përpjekjes për të gjetur një vaksinë për virusin.

Tom dhe Rita, të dy 63 vjeç, ishin ndër të famshmit e parë që rezultuan pozitivë për sëmundjen.

Pasi hynë në izolim, ata u mjekuan në spital para se të ktheheshin në Los Angeles.

Hanks zbuloi se ai dhe Rita kanë bërë të dy testet e antitrupave, të cilat konfirmuan se kanë pasur virus, dhe në fakt kanë antitrupa në gjakun e tyre të cilët janë shumë të vlefshëm në garën për të gjetur një vaksinë.

Ai deklaroi:

Jo vetëm që jemi afruar, por ne kemi thënë a doni gjakun tonë?

A mund të japim plazma?

Dhe, në fakt, ne do t’ua japim tani vendeve që shpresojnë të punojnë në zbulimin e vaksinës.

Gjithashtu në profilin e tij në Facebook ai tha:

Përshëndetje njerëz.

Rita dhe unë jemi këtu në Australi.

Ndihemi pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe disa dhembje trupi.

Rita ka disa të ftohura kalimtare dhe ethe.

Ne u testuam për koronavirus dhe rezultuam pozitivë.

Epo, tani.

Çfarë të bëjmë tjetër?

Zyrtarët mjekësorë kanë protokolle që duhen ndjekur.

Kujdesuni për veten tuaj!

Fatmirësisht, të dy u shëruan nga koronavirusi dhe tani po i përdorin ata antitrupa të çmuar për të zbuluar vaksinën.

Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania