Përmes një imazhi atraktiv, Adelina Berisha paralajmëron këngën e re

Adelina po rikthehet me këngë të re.

Adelina Berisha, në llogarinë e saj në Instagram ka bërë të ditur se po rikthehet me një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi, në të cilën u shfaq e veshur me një minifund dhe bluzë të shkurtër, ndërsa dukej në formë të mirë.

Ajo dukej joshëse me flokë kaçurrela, ndërsa pranoi komente pozitive edhe nga ana e ndjekësve të saj.

“Së shpejti”, ka shkruar ajo sipër fotografisë, duke mos dhënë më shumë detaje rreth këtij projekti.

Kujtojmë se “Loti im” titullohet kënga e fundit e Adelina Berishës.