Përse belgët po obligohen të hanë sa më shumë patate të skuqura në kohë koronavirusi

Belgët janë të njohur për patate të skuqura, por fermerët tani po duan që ata të hanë patate të skuqura dy herë në javë.

Romain Cools i sindikatës së kultivuesve të patateve Belgapom e paraqiti atë si një çështje mbijetese, pasi një sektor i madh i eksportit frikësohet të dëmtohet në krizën e koronavirusit, raporton BBC.

Rreth 750,000 tonë patate janë grumbulluar në depot e Belgjikës, pasi izolimi ka zvogëluar eksportin.

“Le të hamë të gjithë patatet e skuqura dy herë në javë, në vend se vetëm një herë,” nxiti Cools.

Që nga mesi i marsit, restorantet në Belgjikë dhe shumë tregje të tjera për kultivuesit e patateve janë mbyllur.

Anulimi i shumë festivaleve të pranverës dhe verës në Belgjikë ka shtuar problemet e tyre.

Një pikë e vogël e ndritshme nga kjo histori është se Belgapom tani do të dërgojë 25 tonë patate në javë në bankat ushqimore në Flanders. /Lajmi.net/