Përse nuk dole me Beartin nga programi në fillim? Ja si përgjigjet Tea

Ish-konkurrentja e “Përputhen” ka sqaruar edhe disa gjëra përmes një tjetër videoje.

Tea Trifoni kësaj radhe jo akuzave por pyetjeve të fansave ka shprehur dëshirë të iu përgjigjet.

Përmes një videoje të publikuar në kanalin e saj në YouTube Tea iu është përgjigjur pyetjeve lidhur me situatën e krijuar së fundi mes saj Beartit dhe Andit.

E pyetur nga fansat se përse nuk u largua nga emisioni me Beartin, Tea tha se nuk kishte asgjë me Beartin në fillim madje as komunikim.

“Sepse kur Bearti ka dal nga emisioni nuk kishte asgjë në mes nesh akoma, kanë lindur gjërat më vonë”, tha Tea./Lajmi