Web Analytics
BallinaPërtej inateve personale, LDK ulë afër Vjosa Osmanin e Agim Veliun

Përtej inateve personale, LDK ulë afër Vjosa Osmanin e Agim Veliun

Lidhje Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot 30 vjetorin e themelimit, Dega në Vushtrri.

Në këtë përvjetor kanë marrë pjesë kreu i LDK-së, Isa Mustafa si dhe nënkryetarët, Agim Veliu e Vjosa Osmani, kjo e fundit madje me vete kishte edhe dy vajzat e saj binjake.

Në faqen zyrtare të LDK-së, janë publikuar fotografitë e kësaj ngjarjeje, teksa ajo që vërehet është se Osmani dhe Veliu janë ulur afër njëri-tjetrit.

Kujtojmë që javën e kaluar të dy nënkryetarët në fjalë patën edhe mosmarrëveshje njëri me tjetrin pas ofertës së fundit që Vetëvendosje i bëri LDK-së.

Derisa, Veliu këtë ofertë e quajti si të dështuar, Osmani e mirëpriti atë dhe tha se rëndësi ka shteti dhe jo partia./Indeksonline

Rrjetet Sociale

630,264FansaPëlqeje
28,212NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit