PES 2021: Data e lansimit, çmimi dhe karakteristikat e reja

Konami pritet të lansojë PES 2021 përgjatë këtij viti.

PES 2021 pritet të dalë në fillim të shtatorit të këtij viti – në përputhje me datat e mëparshme startuese – megjithëse një datë e saktë ende nuk është konfirmuar, shkruan Goal.

Teorikisht, version demo duhet të jetë i disponueshëm për t’u luajtur nga korriku nëse zbatohen oraret e mëparshme të lansimeve.

Pritet që edicioni standard i PES 2021 të kushtojë në 50 funta në Mbretërinë e Bashkuar dhe 60 dollarë në Shtetet e Bashkuara.

Konami kohët e fundit është duke rritur numrin e marrëveshjeve të licencimit dhe kompania ka zbarkuar disa tërheqje yje në sezonet e kaluara, duke përfshirë Juventus, Barcelona dhe Manchester United.

Barcelona do të mbetet në lojë si partner zyrtar, pasi ka nënshkruar një marrëveshje të re katër vjeçare me Konami në vitin 2019.

Përkundër vendimeve për shtyerjen e Euro 2021, Konami pritet që ta ketë modul, megjithëse nuk do jetë menjëherë në dispozicion.

Me perspektivën e PES 2021 në PS5 dhe Xbox Series X, tifozët e PES me të drejtë mund të presin të shohin përmirësim të grafikave të lojës. /Lajmi.net/