Peshqit pastrues dhëmbësh!

Ka njerëz për të cilët pastrimi i përditshëm i gojës është mundim.

Shfrytëzimi i brushës, i pastës, i fijeve ndërdhëmbore, edhe përkundër rëndësisë për shëndetin, evitohet sa herë që ka mundësi.

Për këtë arsye, djaloshi me emrin Michael, zhytës që ka qëndruar në Egjipt, ka vendosur të provojë diçka krejtësisht tjetër.

Uji i ngrohtë në Detin e Kuq, në vendin Dahab, në Gjirin e Sinait, është i pasur me botë bimore e shtazore.

Djaloshi në këtë aventurë parajse u takua me peshq – pastrues dhe vendosi, qoftë dhe për pak kohë, t’ua “lërë në duar shërbimin stomatologjik”, transmeton InfoKosova.

Dhëmbë e gojë të pastër, peshq gudulisës – një kombinim i bukur dhe i dobishëm.

Nëse jo për gjë tjetër, peshq të njohur me rolin e pastruesit të akuariumit, kanë marrë një detyrë krejt tjetër.

E nëse doni pastrim dhëmbësh pa mundim, provoni./InfoKosova/

Shiko Videon: