Pija me uthull molle që iu liron nga fryrja e barkut

Fryrja dhe gazrat në zorrë, janë një problem shumë i pranishëm.

Shumë persona përballen me këtë problem, i cili mund të shkaktoj edhe parehati dhe vjellje.

Mirëpo, pse ndodhë fryrja e barkut dhe si mund ta trajtoni atë?

Fryrja e barkut shkaktohet nga prodhimi i tepërt i gazrave në zorrë si dhe nga vështirësitë e lëvizjes së muskujve të aparatit tretës.

Përafërsisht 16-30% të personave në botë, raportojnë se përjetojnë probleme të tilla.

Mirëpo, ekziston një pije shumë e thjeshtë e cila ju ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi.

Gjithçka që ju duhet është vetëm ujë dhe uthull molle.

Përdorni një gotë me ujë dhe 2 lugë gjelle me uthull molle.

Sigurohuni që përzierja të jetë homogjene dhe ta konsumoni gjysmë ore përpara çdo vakti.

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që uthulla e mollës, të cilën e përdorni të jetë sa më natyrale.

Për t’i vërejtur rezultat ju duhet që këtë pije ta konsumoni së paku 2-3 javë.