Web Analytics
BallinaSHOWBIZPiktori Ramë Beqiri dhe fotografja Mél Dos Santos sjellin ekspozitë të përbashkët...

Piktori Ramë Beqiri dhe fotografja Mél Dos Santos sjellin ekspozitë të përbashkët në Gjenevë të Zvicrës

“Re(Ve)el – Ëndrra dhe Realiteti”, është ekspozita e cila do i bashkoj dy artistet e mëdhenjtë në botën e artit, piktorin Ramë Beqiri dhe fotografen portugeze Mel Dos Santos në Gjenevë të Zvicrës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë piktori Ramë Beqiri përmes llogarisë së tij në Facebook, shkruan InfoKosova.

Sipas Ramës, bashkpunimi me fotografen e njohur Mel Dos Santos ka ardh pas ekspozitës se fundit që ka pasur në Milano.

“Aty është pëlqyer puna ime nga njohës të artit dhe kam marrë nje ftesë për të ju bashkuar artistëve të njohur që do të marrin pjesë“, u shpreh piktori.

Tutje piktori tha se, “mundësia për të marrë pjesë në një projekt të tillë siç është ‘Pedrera’ në Barcelonë pa dyshim që është një privilegj për çdo artist, për pos që është një privilegj për mua është edhe një arsye për të vazhduar këtë udhëtim të bukur”.

Ndryshe, fotografja e njohur Santos ka sjellë ekspozita të ndryshme në Meksikë, Portugali, Francë, tani edhe në Zvicër.

Ndërsa piktori Rame Beqiri pas kësaj ekspozite, në muajin dhjetor te këtij viti, do të jetë pjesëmarrës në ekspozitën e radhës në Galerine Pedrera Galeri, e projektuar nga artisti dhe arqitekti i njohur Antoni Gaudi, ku i njëjti ka projektuar dhe katedralen në Barcelonë.

Kujtojmë se kjo ekspozitë do te jetë e hapur për publikun nga data 9 tetor në Galeri Hermance, e cila daton qe nga shekulli 16-të, me vlerësime nga fundi i periudhës gotike. /InfoKosova/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit