Pishina e Gërmisë hapet sot

Pishina e Gërmisë sot në ora 10:00 do t’i hapë dyert për qytetarët.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media.

“Duke u bazuar në masat e fundit të Qeverisë së Kosovës rreth situatës së fundit me pandeminë COVID-19, nga sot pishina e Gërmisë hap dyert nga ora 10:00 për të gjithë qytetarët.

Deri sa gjatë ditës së djeshme kishte konfuzitet, qeveria e Kosovës doli me rekomandime të qarta.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike ‘Sport Marketing’ ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se NPL “Sport Marketing” do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonit veror të përgatitur.

Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit.