Plan për martesë, flet 80-vjeçarja e dashuruar me 35-vjeçarin: Dashuri e sinqertë, nuk më do për para

Edhe pse në një moshë të pazakontë, ajo ka në plan të martohet me të dashurin e saj egjiptian.

Ai është vetëm 35 vjeç.

Britanikja është dhjetë vite më e madhe se mamaja e egjiptianit.

Një pensioniste britanike 80-vjeçare Iris Jones ra në dashuri me Mohamed Ahmed Irbriham pasi u njohën në Facebook.

Pasioni e përfshiu menjëherë për egjiptianin e papunë dhe pas katër ditësh vendosën të martohen në Kajro, por nuk kishin letrat e duhura.

Irisi insiston se i dashuri i saj nuk e ka mendjen te paratë e saj.

Ajo shton se qëllimi i tij nuk është pasaporta britanike.

“Ai më ka thënë se është gati që ta tregojë këtë përmes një marrëveshje paramartesore,” thotë britanikja dhe vetëm pak orë pasi u takuan, ata bënë mardhënje.

“M’u duk vetja sikur isha e virgjër sërish.

Nuk ishte e lehtë, por ishte shumë romantike,” thotë Iris, e cila ka rreth katër dekada pa e provuar, që pas ndarjes me të shoqin.

Për momentin ajo jeton me një pension.

Ish pastruesja ka në pronësi një shtëpi me vlerë 220 mijë sterlina, por Mohamed thotë se nuk i interesojnë paratë.

Sipas tij, lumturia nuk blihet me paratë.

Duhet thënë se kjo romancë ka zemëruar djemtë e Irisit.