Planeti po “shërohet”

Fotot para dhe pas pasqyrojnë një ulje dramatike në ndotjen e ajrit në të gjithë botën, gjatë koronavirusit.

Për sa kohë njerëzit vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur për shkak të pandemisë, toka po shërohet dalëngadalë, kafshët e egra po mbushin rrugët, ujërat e pastra janë rikthyer në kanalet e Venecias dhe toka po lëkundet më pak.

Nga karantinimi i miliardave njerëz dhe bizneseve të mbyllura, lëvizja ka ndaluar, duke çuar në ulje të dioksidit të karbonit.

Në fakt, viti 2020 është në drejtimin e duhur për të parë rënien më të madhe vjetore globale të emetimeve, raporton CBS.

Duhet shtuar se dy javë më parë, Los Angeles pati ajrin më të pastër nga çdo qytet tjetër i madh i botës, e raportuar kjo nga IQAir, një kompani teknologjike që gjurmon cilësinë e ajrit në botë.

Ndërsa në disa vende të Kinës janë hequr disa nga masat e rrepta të izolimit, disa qytete të Evropës dhe SHBA-ve po përballen me muajin e dytë të masave të qëndrimit në shtëpi.

Dhe duke qenë se nuk është e qartë nëse përfitimet që merr mjedisi do të vazhdojnë përtej krizës, këto imazhe para dhe pas saj, pasqyrojnë përmirësimin drastik të cilësisë së ajrit në gjithë botën.

Shiko Fotot: