Web Analytics
BallinaSHOWBIZPlas debati në “Dancing With The Stars”, balerini i ‘vërsulet’ Dalinës: Komenti...

Plas debati në “Dancing With The Stars”, balerini i ‘vërsulet’ Dalinës: Komenti jot ishte ofendues, kërko falje

Sërish ka patur debate të forta pas kërcimit të Megit dhe Jurgenit në Dancing With The Stars.

Balerini u ndal një moment tek një deklaratë e Dalina Buzit që ka thënë më herët.

Anëtarja e jurisë theksoi se performanca e grupit ku bënte pjesë Jurgeni dhe Megi, nuk ishte i arrirë dhe nuk i pëlqeu fare.

Mirëpo, sipas Jurgenit, ky koment ishte mjaft ofendues nga ana e Dalinës dhe balerini theksoi se ajo duhet të kërkonte falje.

Pjesë nga debati:

Jurgen: Deklarata hedh poshtë punën tonë si balerinë profesionistë për koreografinë e asaj nate

Dalina: Jo nuk kërkoj falje, po vazhdonte këmbëngulja nga ana juaj

Jurgen: Të kalosh në ofendime nuk është e lejuar, nuk mund të bësh krahasime.

Dalina: E ke gabim

Jurgen: Nëse do të vazhdosh të ofendosh njerëz, vazhdo

Dalina: Nuk më pëlqeu dhe pike, ishte opinion im

Jurgen: Edhe nëse nuk e kërkon falje, unë e shpreha opinionin tim

Dalina: Edhe ne u ndjemë të ofenduar, mbrojtja e tyre zgjati pak më shumë

Jurgen: Nëse nuk do ta pranosh që jemi ofenduar, ajo është tjetër gjë

Dalina: Keni dy javë që merreni me atë gjë

Jurgen: Unë dhash opinionin tim, do donim një falje publike, duhet të jemi më të përgjegjshëm

Dalina: Unë do ta them këtu, që nuk më pëlqen, është mendimi im, pastaj merre si të duash

Megi: Jurgeni ka të drejtën e vet, komenti i Dalinës ka qenë shqetësim për balerinët, e dija që falja publike nuk do të ndodhte.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit