Web Analytics
BallinaUncategorizedPlas edhe një zënkë në estradë, kënga që u bë mollë sherri...

Plas edhe një zënkë në estradë, kënga që u bë mollë sherri mes Labit, Bleros dhe Getinjos

Reagime dhe kundër-reagime mes artistëve të njohur.

“Le t’kallet bota” është projekti i përbashkët i tre artistëve të njohur, Labinot Tahirit, Blero Muharremit dhe Getinjos që erdhi vetëm si audio në korrik të vitit 2013.

Megjithë këtë u dëgjua dhe u pëlqye shumë nga fansat e tyre, ani pse ishte paraparë t’i realizohej edhe klipi.

Edhe pas kaq vitesh, klipi i këngës nuk u prodhua asnjëherë për shkak të konflikteve të brendshme që i kishin artistët mes vete, e që u bënë të ditura tek mbrëmë.

Ishte Labi ai që dha versionin e tij se pse nuk u realizua klipi, e që u bë ‘mollë sherri’ mes artistëve.

“E kemi pasur këngën “Le të kallet kjo dynja”, e mora këtë Getinjon me këndu, nuk ishte i famshëm Getinjo.

Blero në xhirime tha a bon me këndu vetëm unë e ti, ky djali mos me këndu. I thashë qysh mos më këndu ky djali, duhet me i dhanë kurajo.

Ka pasë me u ba klip gjigant, unë e kam refuzuar, iu kam kërkuar falje kamermanëve”, u shpreh ai.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Bleros, i cili mes rreshtash i dha edhe disa këshilla atij.

Bleros iu kundërpërgjigj Getinjo përmes dy video-storieve, në të fundit dëgjohet duke thënë: “Thirrnum bre, se ja u dho naj tekst prej shpisë”.

Pastaj përmes një storie tjetër reperi ferizajas i dha të drejtë Labit.

Artistit iu kundërpërgjigj Blero përmes një storie tjetër.

Mes rreshtash i tha se po ta dinte të vërtetën, nuk do ta kishte të njëjtin mendim për Labin, duke mos specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,001NdjekësitNdjek

Të Fundit