Plasi sherri në shtëpinë e Marinës dhe Getit

Ashtu si çdo çift, edhe Marina me Getin kanë patur debate gjatë kësaj periudhe karantine.

Kështu tregoi moderatorja bukuroshe në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”.

Marina u shpreh se ajo vetë nuk e ka patur problem karantinën pasi nuk është natyrë sociale, ndërsa për Getin ka qenë e vështirë.

“Unë dhe Geti jetojmë në Tiranë prej disa vitesh.

Të them të drejtën unë si natyrë nuk jam shumë sociale, pra nuk jam pjesë e argëtimeve. Unë jam punë-shtëpi, duke hequr pjesën e udhëtimeve me Getin.

Kështu që nuk ka patur fort ndryshim për mua pasi u vendos karantina.

Për Getin ka qenë më e vështirë se ishte mësuar me koncerte çdo fundjavë dhe punën e ka kryesisht në Kosovë.

Në këtë periudhë kemi patur edhe debate, por edhe dashurinë më të madhe, si çdo çift shqiptar”, tregoi Marina.

Moderatorja u shpreh se në fillim kjo periudhë pandemie bëri të kishte ankth e sidomos për familjarët e saj.

Ndërsa tani falë këshillave të mjekëve është qetësuar.

“Kam patur frikë nga koronavirusi për shkak të familjarëve.

Për momentin jam më e lehtësuar, por kur e mendoj që është një armik i padukshëm më futet ankthi dhe frika.

Në fillim edhe kur merrja ajër, thoja u infektova.

Kam dezinfektuar çdo gjë në shtëpi dhe makinën.

U qetësova nga mjekët që thonë mjafton të vendosni maska, doreza dhe të mbani higjenën personale.

Në punë punojmë me masat më të forta të sigurisë”, u shpreh Marina.

Marina tregoi se në karantinë është marrë me punët e shtëpisë, ka lexuar dhe ka kryer aktivitet fizik ndërsa Geti ka gatuar.

“Gjatë kësaj kohe jam marrë me punët e shtëpisë, kam lexuar, kam shtuar aktivitetin fizik se nuk jam fare natyrë sportive.

Geti gatuan, unë jam asistentja, laj-shpëlaj”.

Në fund Marina u shpreh se e ka marrë shumë malli për të ëmën dhe gjëja e parë që do bëjë pasi të largohet virusi është të takojë atë.

“Gjëja e parë që do bëjë sapo të largohet ky virus, do shkoj të takoj mamin, do ta puth fort se kam 2 muaj që thjesht i çoj ushqimet dhe nuk e takoj”, u shpreh Marina.