Plasaritet toka dhe nxjerrë zjarr, banorët frikësohen se është ndonjë vullkan i ri

Banorët në Pueblo Viejo të Meksikës, kanë frikë se se vendbanimi i tyre i vogël, mund të jetë vendlindja e një vullkani të ri.

Brenda plasaritjeve të thella të tokës, shihen qartë flakët që lëshojnë nxehtësi të lartë, duke bërë të dyshohet se është llavë.

Këto hapësira i kanë përfshirë disa dhi, si dhe dogjën kafshët që u ndodhën sipër tyre.

Megjithëse temperatura arrin deri në 250 gradë Celsius, njohësit heqin dyshimet se ka të bëjë me vullkan, por është vetëm aktivitet gjeotermal.

Në Meksikë janë rreth dhjetëmijë vullkane, por vetëm disa prej tyre janë aktive dhe lëshojnë rrallë sasi të vogla llave.

Shiko Videon:

https://www.facebook.com/vipaklips/videos/616850065817164/