Plazma e gjakut nga të mbijetuarit e koronavirusit do t’u jepet 5 mijë pacientëve në një provë të re

Shpresohet që antitrupat në gjak nga ata që janë rikuperuar do të pastrojnë defektin tek të tjerët me një përgjigje më të dobët imune.

E ashtuquajtura plazma konvulsive u përdor si një trajtim efektiv gjatë shpërthimit të Sars.

Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock tha: “Kam shpresë se ky trajtim do të jetë një moment kryesor në luftën tonë kundër kësaj sëmundje”.

Gjaku merret nga një krah, qarkullohet përmes një makinerie për të ndarë plazmën dhe kthehet te dhuruesi.

The Sun shkruan se procesi prej 45 minutash prodhon dy njësi plazma, të cilat mund të ngrihen dhe të ruhen për përdorim në të ardhmen.

Prof Jonathan Van Tam, zëvendës shefi i Mjekësisë, shtoi se Mbretëria e Bashkuar tashmë kishte më shumë se 7 mijë njerëz të përfshirë në testimin e një sërë ilaçesh për të trajtuar Covid-19.

Pacientët e rikuperuar do t’ju kërkohet të dhurojnë plazma. /Lajmi.net/