Në një marrëdhënie, shumë të rinj vendosin që t’i sqarojnë gjërat që në fillim dhe kështu i vendosin disa limite njëri – tjetrit.

Por çfarë ndodh kur nuk i respekton?

Një rast, deri diku i zakontë në shoqërinë tonë, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ.al.

Një djalë nga qyteti i Librazhdit, ndihet “i tradhtuar” nga e dashura pasi ajo nuk i tha se po shkonte në dasmë.

Në momentin që ai e ka marrë vesh e ka ndaluar, por vajza ia ka bërë të qartë se nuk do bëjë ç’të dojë ai.

Nuk ke për të shkuar në dasmë sikur jot ëmë të martohet”, e ka “kërcënuar” djali.

Mirëpo, reagimi i vajzës në fund duket se e ka acaruar aq sa e detyron të marrë një vendim.

Përshëndetje JOQ. Meqë para dy ditësh një djalë kishte zbuluar tradhtinë e të dashurës por nuk kishte reaguar, unë po ju shkruaj për t’ju thënë se nuk do të jem si ai.

Bashkë me të dashurën kemi vendosur që do t’i themi për çdo gjë njëri – tjetrit.

Kurse ajo papritur sonte, le që s’më hapi telefonin për dy orë, por kur u kthye “po iki në dasëm unë”.

Kjo ishte totalisht e papranueshme për mua, e tepruar.

Unë do t’ua dërgoj bisedat por dua që t’i publikoni anonim dhe nesër pastaj do merrni vesh gjëra të reja se çfarë do ndodhë.

Sepse më erdhi inat që më bllokoi mesazhet”, shkruan djali.

Në fakt, duket se çështja është serioze, por shpresojmë që djali mos të bëjë ndonjë marrëzi.