Web Analytics
BallinaSHOWBIZPo kërkonte një “boss”, Antonela fotografohet me mashkullin misterioz/ Me kuletë në...

Po kërkonte një “boss”, Antonela fotografohet me mashkullin misterioz/ Me kuletë në duar, kush është djaloshi “fatlum”

Mund të themi që në çdo dalje të saj shkakton zhurmë, vetëm pak kohë më parë në media qarkulloi deklarata e saj se mashkullin në krah e donte “boss”.

Dhe ja ku shfaqet tani, Antonela Berisha në krah me një mashkull, ashtusi duket edhe në foto, djaloshi në krah mban në dorë kuletën e tij, ndoshta si për të treguar se ajo është e mbushur.

E pa grimuar, me syze dielli, ish-konkurrentja e Përputhen ecën në rrugët e Bllokut përkrah mashkullit misterioz.

Megjithatë ky nuk është partneri i saj, ndonëse kuletën e mban në duar, si provë se është i denjë të qëndrojë krah Antonelës.

Ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, Antonela ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Trotuar” Tema e diskutimit ishte pikërisht paraja gjatë fjalës së saj, Antonela zbuloi edhe pretendimet që ka duke theksuar se dëshiron në krah një mashkull “boss”.

”Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushte, edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, theksoi ajo.

Kujtojmë që Antonela ka qenë pjesë edhe e shtëpisë së BBV, në një intervistë të dhënë më herët, ajo tha se me Monikën është takuar shpesh jo vetëm kaq por ajo tha asokohe dhe dy fjalë për ndarjen “Beatrix-Donald”.

“Kam njohur Monikën edhe pse ishte e lidhur me Arjolën aty brenda , Me Monikën jam takuar edhe jashtë unë i prisja këto komentet për miqësitë që janë bërë nëpër rrjet jam shumë e habitur për miqësinë e Beniadës dhe Einxhel, ato bënin be në kokën e njëra-tjetrës edhe ndarja e Donaldit me Beatrix ishte një e patritur  futen dyshime, nuk paskam kuptuar asgjë”, shtoi së fundmi ajo.

Antonela tha asokohe se shumë VIP-a ishin fasada, ku jepnin vetëm më të mirën e tyre.

“E kisha provuar një tjetër ‘reality show’ dhe e pashë sa ‘fake’ janë shumë njerëz që i konsideroja miq, dolën ndryshe edhe në ‘Big Brother’ ishin për të fituar për veten e tyre dhe jepnin vetëm më të mirën e tyre. Ishin fasada”, tha ajo.

Edhe pas përfundimit të emisionit të “Për’puthen”, ishkonkurrentja e sezonit të dytë Antonela Berisha, ia ka arritur të ruajë vëmendjen dhe famën, madje ajo u bë pjesë edhe e “Big Brother Vip 1”, ku u përfol jo pak për jetën e saj.

Së fundmi ajo ia ka dalë sërish të jetë në qendër të vëmendjes, me postimet në rrjetet sociale, ku numëron shumë ndjekës.

Antonlela publikoi një foto ku mbante në dorë një gotë, krahas së cilës iu drejtonte të gjithëve një pyetje: “Çfarë do të thotë të pish fundin e shishes? “Kam disa ditë që më bie vetëm fundi”.

Ndërsa pjesa më e madhe e përgjigjeve, sipas asaj që tregon Antonela, kanë të bëjnë me statusin e saj disa i thonë Antonelës që do të martohet, ndërsa të tjerë që do të lindë një vajzë Përgjigja e Antonelës? Asgjë!

Ajo i ka lënë dyshimet e hapura duke mos i aprovuar dhe as hedhur poshtë dyshimet e ndjekësve, teksa thjesht shkruan se kjo është një përgjigje që i ka ardhur disa herë pak kohë më parë Antonela dhe Isli Islami bënë lëmsh rrjetin me postimin e këtij të fundit.

Moderatori publikoi një foto-album në profilin e tij në Instagram nën shoëqrinë e Antonela Berishës, e cila ishte e ftuar në programin e tij.

“Me Antonelën biseduam gjatë pas ‘Wake Up’- it dhe dolëm në konkluzionin që shiu në mos do rrjedhë, do pikojë astaj u ndamë Antonela është ‘single’”, shkruan Isli, ndërsa vëmendje të madhe ka marrë edhe seksioni i komenteve.

Kolegia e tij prej kohësh tashmë, Ori Nebiaj, shkruan në seksionin e komenteve: “Ore ti”, krahas një “emoji” me fytyrë të habitur.

Nga ana tjetër, nuk ka munguar as komenti i Antonelës, e cila shkruan: “Më ka thënë një shoqja ime, ‘single apo jo’, ç’rëndësi ka, natën e mirë nga unë”./Panorama/

Shiko foton:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit