“Po këta kosovarët…”, Anita Haradinaj reagon pas një shprehje që po e përdorin banorët nga Kosova në Big Brother VIP

Mbrëmë ka qenë nata e parë e javës së pestë në reality-shoë e famshëm “Big Brother Albania VIP”.

Ky sezon është ndryshe nga vitet e kaluara pasi që këtë radhë pjesë e këtij formati janë personazhet e njohura.

Moderatorja, Anita Haradinaj ka reaguar pas surprizës së “vëllait të madh” për dyshen “DJ PM – Sarah”, të cilët kanë krijuar një afrimitet të madh mes veti.

Ajo ka publikuar në rrjetin social “Instagram”, dyshen teksa ka shkruar për banorët kosovarë që janë pjesë e këtij formati, se nga e kanë gjetur këtë shprehje “siç e ceka”.

“Po këta kosovarët ku e kanë gjete këtë shprehje “siç e ceka” hahahaha”,

Ka shkruar Anita duke i etiketuar DJ PM, Sarën dhe Fifin.