Po kollitej fort, pasagjerët italianë ndalojnë trenin nga frika e koronavirusit

Frika nga koronavirusi është përhapur gjithandej.

Kudo shohim persona me maska në fytyrë dhe me larës duarsh me vete.

Italia është një nga vendet e fundit ku paniku është tepër i madh tek qytetarët, e ky shihet qartë edhe nga një situatë e krijuar në trenin nga Livorno drejt Milanos.

Pasagjerët e kësaj linje kanë detyruar trenin të ndalonte pasi një nga personat në tren kolliteshe herë pas here.

Drejtuesi ka ndaluar trenin nën presionin e pasagjerëve se personi mund të kishte koronavirus.

Treni ka ndaluar për gati 30 minuta në stacionin Sestri Levante, në provincën e Xhenovës, derisa është komunikuar me 112.

Pas transportimit të të sëmurit me një mjet tjetër, treni ka vazhduar rrugën për në destinacion.