Po largohet nga muzika?! 2po2 zbulon një lajm të keq për fansat

Besnik Canolli apo siç njihet me emrin artistik 2po2 është njëri nga reperët më të suksesshëm të rep skenës shqiptare dhe ndër reperët më të vjetër që sollën këtë lloj muzike në vendin tonë dekada më parë.

Artisti ka pas vetes një numër të madh hitesh dhe bashkëpunimesh me emrat më të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare duke pushtuar çdo toplistë të momentit me këngët e tij.

Por viteve të fundit Besniku nuk është shumë aktiv me prurjet e reja dhe kjo pauzë duket se do të vazhdojë akoma.

I kontaktuar nga AfterParty ai dha një lajm aspak të mirë për fansat e tij të shumtë.

Reperi zbuloi se nuk do të ketë asgjë të re këtë verë nga ai dhe në planet e tij të afërta nuk ka ndonjë projekt të ri muzikor.

I pyetur nëse kjo shkëputje nga muzika do të jetë momentale apo i ka dhënë fund karrierës, Besniku nuk deshi të jap përgjigje mbase për t’i lënë kohë të ardhmes se si do të shkojnë gjërat.

Projekti i tij i fundit mban titullin ‘’Borëbardha’’ në bashkëpunim me nipin e tij, reperin Capital T, i publikuar në mars të vitit 2019.