Web Analytics
BallinaSHOWBIZPo ngaste makinën në kundërvajtje? Vjen reagimi nga Alketa Vejsiu

Po ngaste makinën në kundërvajtje? Vjen reagimi nga Alketa Vejsiu

Ditën e sotme në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet Alketa Vejsiu me veturën e saj “Mercedes Benz” duke folur në telefon.

Aty thuhej se moderatorja është futur kundërvajtje në një rrugë që lejohet lëvizje e automjeteve vetëm në një sens.

Për të shuar kureshtjen e ndjekësve, në Instastory ka shpërndarë video duke sqaruar të vërtetën.

“Nuk ka histori aty, eshtë thjesht një titull  për të shkaktuar polemika dhe për të gjeneruar klikime dhe për ta politizuar Alketën, nuk kam lidhje me politikën dhe nuk do të ketë asnjëherë, Alketa është artiste në shpirt dhe në profesionin e saj, është dhe sipërmarrëse e thjeshtë.

Ka të tjerë që bëjnë gjëra më të mëdha se unë, si sipërmarrëse paguaj taksa dhe gjeneroj vende të reja pune mundohem të furnizoj me punë industrinë Ky është kontributi im modest që jap për industrinë ku unë operoj kështu që mos e ngatërroni politikën me parkimin e makinës sime qoftë i drejtë apo i gabuar.

Jo më larg se dje, kisha dalë nga vendi i parkingut dhe po prisja që të lirohej një vend aty Nuk isha në lëvizje, në kundërvajtje isha parkuar në anë të rrugës nuk kishte trafik, nuk po lëvizja dhe kisha të drejtë të përdorja telefonin se isha ndaluar gjithmonë kur gaboj kërkoj falje por në këtë rast nuk kam.”, tha ajo./Indeksonline/

Shiko videon:

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit