Po, shikojeni edhe një herë këtë skenë të Lezes dhe qeshni. Kështu deshi aktorja

Dikur, aktorja Leze Qena ishte e rezervuar, nuk fliste shumë për vetën e jetën e saj, ndërkaq viteve të fundit sikur u lëshua pak.

Lezja, i tregonte ëmbëlsisht përjetimet e jetës, ato të çiknisë, si grua, nënë, gjyshe.

Aktorja e madhe Leze Qena, bashkëshortja e Xhevat Qenes, të cilin e deshi deri në frymën e fundit, ka luajtur qindra role, ka lëshuar mijëra batuta.

E, populli, vazhdon të qesh me atë të fundit, me “Lulja n’saksi, saksia n’lule”.

Qeshni edhe një herë, sepse Leze Qena deshi që njerëzit të argëtohen e disponohen me të dhe humorin e saj.

Leze Qena na paska lanë…Zot i Madh, ai momenti kur qan si fëmijë…gati 6 vjet bashkë në serialin “ Çka Ka Shpija..!?” E askush në ekip nuk kishte energjinë e saj, dashurinë e madhe si ajo…ishte shpirti ma i madhi që e kam taku. E falemnderoj shumë për krejt ndejat bashkë me llaf e muhabet e që më ka konsideru si fëmijëtë saj eeiii…ska pas sekret asgjë ndaj meje, çkado më ka kallxu….”Djali jem m’ke pshtu me këtë rrogë në këtë projekt” – m’thojke e ish ne gjendje krejt rrogën për një natë me e lanë me të qerrosne në tavolinë për shoqërinë se ishte dhe mbetet e madhe…shumë e madhe. Vdiq sot njeriu qe ska pasë si ajo, e me dëshpërimin më të madh e me knaqësinë poashtu të madhe që e njoha i them ngushëllime familjes Spaqi dhe Qena dhe tërë komunitetit artistik. Elizabeta jonë ka qenë dhe mbetet për lakmi…do ta kujtoj si personin më të mirin që kam njoftë në komunitet artistik dosido por edhe si personin që flet shqip. Ka me m’mungu shumë kur më shajke me nanë hahaha…lot. “Ah bre djali jem…t’kisha me shku se boll ma…me mujt në gjumë e mos mu qu…leze leze…a Lezja, shkoj për atë dyje hahahaha…qeshtu kisha pasë qef me dekë”. – thojke edhe ky ke muhabeti i fundit me te ne telefon.Ngushëllime.

Gepostet von Naser Rafuna am Mittwoch, 25. März 2020