“Po të mbaj në krahë ashtu siç më mbaje dikur”

Përqafimi i tij është i ngrohtë dhe mikpritës si ajo e një djepi që mirëpret një të porsalindur.

Giancarlo Murisciano është 28 vjeç dhe ka kaluar natën e Vitit të Ri me gjyshen e tij të sëmurë me Alzeihmer.

Është aq e rrallë sot për të parë një nip i cili kujdeset për gjyshërit saqë kjo fotografi e postuar në Facebook e Instagrame ka bërë boten virtuale të “tronditet”.

“Edhe kjo është dashuria .. ndoshta nuk ka qenë 31 dhjetori më i mirë i jetës sime ..por kjo është pjesë e jetës…

Një herë e një kohë ti u kujdese për mua duke më mbajtur në krahet e tua e tani e bëj unë, pa turp ose frikë”, shkruan i riu ne postimin e tij.

Gjyshja shpesh nuk e njeh nipin e vet apo dhe personat e tjerë që vijnë për vizita.