Po transmetonte ‘live’ emisionin e mëngjesit, prezantuesja e njohur humbet ndjenjat dhe rrëzohet në mes të studios

Teksa ishte në transmetim ‘live’ një incident i rëndë i ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm gazetares së njohur të televizionit grek ANT1.

Prezantuesja Konstantina Klokotara u ndje keq dhe humbi ndjenjat duke u rrëzuar në tokë.

Gjithçka ndodhi gjatë transmetimit live.

Dy bashkëprezantuesit e tjerë nxituan menjëherë të ndihmonin kolegen e tyre.

Pas këtij incidenti, transmetimi televiziv u ndërpre për disa minuta.

Gazetares iu dha ndihma e parë dhe aktualisht ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shiko Videon: