Po vjen i nxehti afrikan/ Muaji gusht do të jetë përvëlues në të gjithë Europën

Jo vetëm korriku do mbyllet i nxehtë, por edhe gushti do të hyjë përvëlues.

Periudhën, nga 23 korriku – 23 gusht, gjermanët e quajnë “Hundstage”, që do të thotë “Ditët e qenit”.

Shpjegimi gjendet në mitologjinë greke.

Sipas saj i nxehti i kësaj periudhe shpjegohet si rezultat i kombinimit të dritës së diellit, me nxehtësinë e yllit shumë të shndritshëm “Sirius” që njihet ndryshe si “Ylli i qenit”.

“Në këto ditë të fundit të korrikut do të kemi temperatura deri në vlera 41 gradë, si në Lezhë, Gjirokastër dhe Elbasan.

Gushti do të hyjë gjithashtu i nxehtë, por me vlera temperaturash deri në 38 gradë.

Ne ndodhemi në periferi të të nxehtit afrikan, që largohet në fund të javës që vjen.”