Policët ia shqyejnë pallton Dardan Molliqajt gjatë arrestimit

Dardan Molliqaj është arrestuar me forcë në afërsi të stacionit policor në qendër të Prishtinës.

Bashkë me të, janë arretuar edhe 15 aktivistë të tjerë të PSD-së, të cilët kishin ndërmarrë një aksion protestues afër stacionit policor, në muret e të cilit kishin shkruar vërejtjen e tyre për, siç u tha “trajtimin selektiv të Policisë”.

Në disa fotografi të publikuara në Facebook nga PSD-ja, shihet se palltoja e Molliqajt është shqyer gjatë arrestimit të tij.

PSD i ka cilësuar të padrejta e të papranueshme arrestimet, duke shkruar se “Kur zbatimi i ligjit është selektiv, ai gjithmonë shkon në dobi të të fortit e në kurriz të të dobëtit”.

“Gjatë aksionit të sotëm simbolik për të shpërfaqur hipokrizinë e institucioneve të Kosovës karshi qytetarëve të saj, të cilët shqiptuan gjoba në vlerë prej 3 milion eurosh për qytetarët e gati asnjë për tubimet e partive politike, aparati policor shtetëror ndërhyri dh.unshëm për ta ndërperë aksionin duke arrestuar aktivistët e PSD-së”, thuhet ndër tjerash në reagimin e PSD-së./kosovarja