Web Analytics
E martë, 28 Maj, 2024
16.9 C
Pristina

Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes

Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tregoi se dyshuara ka goditur me automjet zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ahmeti, ka bërë të ditur se zyrtari i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia është në kërkim të të dyshuarës.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet.

E dyshuara femër, A.A, është ndalur nga policia për një kundërvajtje trafiku.

E njëjta duke mos përfillë urdhrat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Ahmeti./Telegrafi/

Të fundit