Policia gjobit 3-vjeçarin për parkim të gabuar

Një 3-vjeçar nga Kanadaja kishte dalë për një shëtitje me “motoçikletën” e tij, por ai u përball me frikën më të madhe të drejtuesve, gjobën e policisë.

Declan Tramley nuk ka patentë, por reagimi i tij duke vënë dorën në ballë si shenjë dëshpërimi për gjobën, ka bërë xhiro në të gjithë botën.

Babai i 3-vjeçarit kishte parë policin dhe i kishte treguar se djali i tij pëlqen punën e tij, ndërkohë që oficeri kishte vendosur që të bënte pak shaka, duke iu afruar dhe duke i thënë se po gjobitej për parkim në vend të palejuar.

“Ne nuk bëjmë vetëm arrestime”, citohet të ketë thënë polici, vetëm disa minuta pasi kishte “gjobitur” 3-vjeçarin, duke arsyetuar shakanë e tij./InfoKosova/

Shiko Videon: