Policia serbe e ndal në ‘Merdare’ kosovarin, familja nuk po mund të kontaktoj me të

Kosovari, Nezir Mehmetaj është ndaluar nga Policia serb në pikën kufitare në ‘Merdare’.

Indeksonline mëson Policia serb i ka thënë kosovarit se arsyeja e ndaljes ka qenë për shkak se Mehmetaj gjendet në ‘Stop listën’.

Pasi është ndaluar, Mehmetaj i është konfiskuar telefoni dhe që nga ai moment nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët.

Do të ju mbajmë të informuar rreth këtij rasti.