Web Analytics
BallinaSHOWBIZBig Brother Vip Albania LivePostimi i Ermionës pas largimit nga BBVA, nuk e lë sërish pa...

Postimi i Ermionës pas largimit nga BBVA, nuk e lë sërish pa e përmendur Luizin

Të mërkurën përfundoi qëndrimi i Ermiona Lekbellos në shtëpinë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. Produksioni vendosi ta skualifikonte këngëtaren për shkak të shkelje të rregullave.

Ndërsa ajo e ka bërë një publikim në rrjetet sociale për t’i falënderuar të gjithë ata që e mbështetën, ndërkohë që nuk e ka lënë sërish pa e përmendur Luiz Ejllin.

“Falënderoj të gjithë ju me zemër që më mbështetet gjatë qëndrimit tim në shtëpinë e BBV2. Një falënderim i veçantë i shkon Luizit, që më qëndroi afër dhe më përkrahu në këtë rrugëtim”.

“Luizi u mundua gjatë gjithë natës të më ndalonte për të mos dalë jashtë nga shtëpia, por ishte i pamundur qëndrimi në atë shtëpi të rrethuar me hiena, duke përjashtuar Kristin dhe Kejsin që dhe ata i dua fort”.

“Më vjen keq që nuk jua plotësova dëshirën për të qëndruar deri në fund, por duke qenë e vërtetë nuk mund të duroja hipokrizitë, falsitetin, kinematë dhe teatrin e kukullave dy lekëshe”. “Sot ma keni mbushur shpirtin me shume dashuri. Ju dua shumë! Aman se vdiqëm!”, shkruan në postimin e saj në Instagram. /Telegrafi/ Shiko postimin:

Rrjetet Sociale

630,701FansaPëlqeje
28,198NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit