E shtunë, 12 Tetor, 2024
11.9 C
Pristina

Postimi për tradhtinë, Kaderi zbulon se çfarë ndodhi me lidhjen me Lumbardhin

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu nisën një romancë brenda “BBVK”.

Marrëdhënia e tyre ishte tepër e komentuar jo vetëm brenda por jashtë shtëpisë e cila poashtu zgjati disa kohë dhe pas daljes së çiftit nga formati.

Përpara disa javësh nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, Kaderi njoftoi për ndarjen nga Lumbardhi.

Ajo ka treguar se Lumbardhi jashtë shtëpisë së BBVA, ka qenë një njëri tjetër.

“Lumbardhi brenda ka qenë ndryshe dhe jashtë jam ballafaqu me një tjetër. Më herët kur jemi nda i kam dha një mundësi të dytë, por nuk ka ditë me trajtu mirë shancin që ja kam dhënë”, tha ajo.

Teksa është diskutuar edhe një tradhti e mundshme nga Lumbardhi, për këtë Kaderi nuk ka dashur të përgjigjet.

“Nuk e kam ba unë këtë postim për tradhti ka qenë nga një faqe në Tik-tok. Vetëm ne të dy e dim se pse jemi ndarë. Nuk dua të flas për këtë”, ka treguar ajo.

Ndërsa sipas burimeve të Prive, lidhjen e tyre nuk e kanë pranuar familja e Lumbardhit.

Nga Rubrika