Pozoi pa rroba në mes të dëborës, këngëtarja tregon prapaskenat

Këngëtarja kosovare, Vesa Smolica, mori jo pak vëmendje me foton e fundit të hedhur në Instagram, ku u fotografua me të brendshme në dëborë.

Fotoja mori shumë komente, ndërsa po të shumta ishin edhe pëlqimet për trupin e këngëtares.

Në një lidhje me Skype për “Ftesë në 5”, ajo tregoi prapaskenat e kësaj fotoje, ndërsa tha se iu deshën 7 minuta dhe see ndihmuan pesë shoqe.

“Isha me pushime me shoqet, po bënim foto të bukura dhe thash ok, po dal nga jacuzzi dhe po bëj një foto të tillë.

Me sportin e shoqeve, se ishin 5 shoqe që po më shkrepnin foto nga të gjitha sfondet.

Mu deshën 7 minuta, që në dëborë janë mjaftueshëm për t’u ftohur, por fatmirësisht nuk ndodhi”, tha ajo./express