Pra, “Nina” është këngëtarja shqiptare? E zbulon Flori

Djemtë e “ThreeDots”, Flori, Klajdi dhe Bruno kanë publikuar një hit veror me këngën “Nina” që dëgjohet kudo.

Vetëm në Youtube kjo këngë ka mbledhur plot 7 milion shikime dhe suksesi është në rritje, por prisni se shumë shpejt do të kemi një “Nina 2”.

Flori ka postuar në Instastory një video ku shihet në studio duke punuar me Anxhelina Hadërgjonajn dhe Brunon.

Me këtë postim Flori ka lë të kuptohet se një “Nina 2” po vjen e këtë herë pjesë do të jetë edhe Anxhelina.