Komuna e Prishtinës ka bërë sot prezantimin e projektit të menaxhimit të parkingjeve publike, i cili do të ofrojë zgjidhje për problemin e parkingut në kryeqytet, duke njoftuar edhe për mënyrat e pagesave.
Kryetari Shpend Ahmeti ka thënë se janë gati për fillimin e zbatimit të Prishtina Parking qysh nga nesër, ku të hyrat nga ky projekt pritet të jenë deri në pesë milionë euro, me çka do të zvogëlohet edhe numri i veturave që qarkullojnë në qendër.
Ai ka bërë të ditur se për zonën 1, rruga Agim Ramadani deri te Pallati i Rinisë, parkingu për banorët rezidentë në muaj kushton 10 euro ose 100 euro për vit.
Në zonën dy, Dardania, Bregu i Diellit, do të kushtojë 7 euro në muaj ose 70 euro në vit, ndërsa në zonën 3 do të jetë 5 euro në muaj ose 50 euro në vit.
“Nuk mund të vish edhe ta zësh një parking në qendër për 8-9 orë.
30 për qind e trafikut bëhet prej njerëzve që kërkojnë parking.
“Shumica e këtyre parkingjeve i kemi marrë për menaxhim. S
ot kemi kënaqësinë t’ju lajmërojmë që duke filluar nga nesër në disa vende më të frekuentuara do të fillojmë zbatimin e parkingjeve rezidente”.
Mundësia e parë është përmes aplikacionit “Prishtina Parking”.
Paguhet për minutë, për ata që nuk janë rezidentë mundësia e parkingut është dy orë”, tha Ahmeti.