Prej se Vjosa Osmani votoi kundër mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Anton Quni është zyrtari i parë i partisë së Mustafës që e takon

Ministri i FSK-së, Anton Quni është zyrtari i parë i lartë i LDK-së, që publikisht e zhvillon një takim me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, që prej se u votua mocioni i votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Sikurse edhe dihet Osmani, dhe dy deputetë tjerë nga LDK kishin dalë kundër mocionit të iniciuar nga ana e partisë së Mustafës.

Është Anton Quni ai i cili ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për takimin me Osmanin.

Quni kishte tentuar të ndërmjetësoj me Isa Mustafën e Albin Kurtin, pak momente para se të votohej mocioni, por pa suksese.

Ndërkaq, në takim me Osmanin ai ka shkruar se kanë biseduar për situatën në vend pas shfaqjes së rasteve me koronavirus.

Takim me kryetaren e Parlamentit të Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani.

Situata emergjente që ka krijuar pandemia e Covid19, ka rritur interesimin e të gjitha institucioneve, rreth nivelit përgatitor të FSKsë për të përmbushur detyrat në asistimin e autoriteteve civile që është i rëndësisë së veçantë.

Mbikqyrja demokratike dhe kontrolli civil janë parakusht i angazhimit të drejtë të FSK-së.

Niveli profesional i njësive të FSK-së janë garancë për përmbushjen e cdo detyre brenda misionit të saj.

Qytetar të dashur, rrini në shtëpi dhe zbatoni rekomandimet e komisionit që po merret me pandeminë, rregullat e vëna nga institucionet gjegjëse dhe me theks të veçantë këshillat e ekpertëve shëndetësor.

Me kujdes, me higjienë të shtuar e pa panikë dhe duke qëndruar së bashku do ta fitojmë edhe betejën me pandeminë Covid19.

Shëndet!

Takim me kryetaren e Parlamentit të Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani.Situata emergjente që ka krijuar pandemia …

Gepostet von Anton Quni am Montag, 30. März 2020