Prej sot, familjet pa të punësuar mund të tërheqin pagat e Pakos Emergjente

Dje janë realizuar pagesat për masën 15 të pakos emergjente kundër Covid-19.

Gjithsej 15 mijë e 317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtarë të familjes të punësua, kanë marrë pagën e premtuar nga Qeveria e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Financave, Hikmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ku tutje ka bërë të ditur se këto pagesa kanë shumën prej 1 milion e 991 mijë e 210 euro.

Ministrja Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se përfituesit mund t’i tërheqin mjetet që nga dita e nesërme.

“Me këtë rast, lusim përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore”, ka shkruar Bajrami.