Prekëse! I moshuari me lot në sy i kërkon policëve një maskë sepse pa të nuk shkon dot në supermarket

Një i moshuar që po ecte vetëm duke tërhequr shportën e tij të blerjes i është drejtuar me lot në sy oficerëve të policisë që po bënin kontrollin nëpër rrugë.

“Unë nuk kam një maskë, dhe pa të nuk mund të shkoj në supermarket”, ishte shprehur burri i moshuar.

Kjo histori prekëse është treguar nga selia e e policisë së Milano në faqen zyrtare të Facebook.

“Dje në mëngjes patrulla e stacionit policor Sempione ishtë ndalaur në Farini, kur iu afrua i moshuari.

Ai i tronditur ia shpjegoi policëve problemin e tij.

Ata menjëherë i kanë dhënë një maske kirurgjikale që e kishin të papërdorur dhe e ndihmuan atë që ta vendoste”, shkruheshe në postimin e policisë.

/Ora News.tv/