Prekëse, kursimet e 5-vjeçarit për luftën kundër kancerit

Një 5-vjeçar ka vendosur t’ia japë mjekut që i kuroi mamanë nga tumori të gjithë pasurinë e tij.

Paratë nuk ishin për mjekun, por për betejën kundër kancerin.

Një gjest për t’u vlerësuar pavarësisht shumës që ai kishte mbledhur

45 qindarka kanë qenë kursimet e tij në total, jashtëzakonisht pak në luftën kundër kancerit, por që merr vlerë shumë më të madhe kur vijnë nga pastërtia e një fëmije.

Zarfi me paratë është postuar nga mjeku italian Pietro Caldarella dhe ka marrë mijëra like dhe komente brenda një kohe të shkurtër.

“Në mëngjes djali 5-vjeçar i një pacienteje më dha një zarf për të më falënderuar për kurën e nënës së tij, e brenda ishin kursimet e tij që ka dashur të më japë mbi kërkimet për kancerin….

Më vjen për të qarë!”, ka shkruar në Facebook doktori.