Presidenca gjermane rrit shpresat për liberalizim të vizave

“Evropa është e ardhmja jonë”.

Me këtë moto do të punojë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Nga 1 Korriku e deri më 31 dhjetor, Gjermania merr Presidencën e Bashkimit Evropian , që bëhet me sistem rotativ, njofton Klan Kosova.

Planin e punës në detaje para se të ia paraqes krejt botës Kryeministrja nga Berlini e ndau me partnerin saj kryesor politik Presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Në bisedimet sy më sy që , që u mbajtën në një kështjellë qeveritare, Merkel tha se u diskutuan rimëkëmbja pas pandemisë, forcimi i Evropës, si dhe Ballkani Perëndimor në vecanti.

Kronikë nga Besnik Tahiri.