Web Analytics
BallinaPresidenti Ilir Meta viziton familjen e presidentit Ibrahim Rugova

Presidenti Ilir Meta viziton familjen e presidentit Ibrahim Rugova

Sot ka qëndruar në Prishtinë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan “InfoKosova”.

Ndër vizitat dhe takimet e shumëta që ai pati me personazhe të njohura në vendin tonë, takoi edhe famijen e presidentit të ndjerë dhe historik të Kosovës, pra familjen e Dr. Ibrahim Rugova.

Në fotografitë që Ilir Meta i ka bërë publike shihen e shoqja e Dr. Rugovës, dy djemtë dhe vajza e tij e vetme, si dhe reja e madhe.

Ndërsa këto pamje Presidenti Meta i shoqëron me këto fjalë: “Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon. 🇦🇱🇽🇰”./InfoKosova/

Rrjetet Sociale

630,264FansaPëlqeje
28,212NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit