Presidenti: Në Amerikë më premtuan qindra miliona dollarë investime pas marrëveshjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën për media ka thënë se gjatë takimeve në SHBA i është thënë se janë të gatshme qindra miliona dollarë, për investime në Kosovë, posa të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një konference për shtyp, e cila ka ardhur pasi që i është “pamundësuar që këtë ta bënte në Kuvendin e Kosovës, Thaçi i ka cilësuar si shumë të rëndësishme dhe të suksesshme të gjitha takimet e bëra në Uashington.

Ndërsa, më selinë e Departamentit të Shtetit sipas tij është pritur edhe nga Adam Bohler, Shef i International Development Finance Corporation.

“Ai më tregoi për qindra milionë dollarë të gatshëm për investim në Kosovë, për zhvillim ekonomik, posa të arrihet paqja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Thaçi.