Presidenti Thaçi pritet nga garda shtetërore në Pentagon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur me nderime nga garda shtetërore në Uashington, ku ka zhvilluar takim me zëvendës-sekretarin amerikan të mbrojtjes, David Norquist në Pentagon.

Në video shihet garda shtetërore amerikane që pret presidentin Thaçi tek shkon në takimin e tij zyrtar në Pentagon, ku ka diskutuar në lidhje me thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në dhe NAT-n në aspektin e sigurisë.

Në pritje shihet flamuri i Kosovës krahas atij të SHBA-së.

Thaçi është në vizitë në SHBA dhe pas Pentagonit, ai pritet të bëjë një vizitë edhe në Departamentin e Shtetit. /Insajderi.com