Presidenti Thaçi viziton gratë në Krushë të Madhe: Ato janë simbol i mbijetesës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar Krushën e Madhe.

Aty ai ka kujtuar mas.akrën në të cilën u vr.anë 240 civilë të pafajshëm.

Tha se gratë e këtij fshati janë simbol mbijetese.

“Në Krushë të Madhe, aty ku forcat serbe vr.anë 240 civilë të pafajshëm në një prej mas.akrave më të mëdha.

Gratë e Krushës janë simbol i mbijetesës dhe i forcës për t’u ringritur nga hiri i luftës, me humbje shumë të mëdha në njerëz, duke mos u dorëzuar asnjëherë për ndërtimin e jetës së re. HTH”, shkroi Thaçi në Facebook.

Ai ka publikuar fotografi nga takimi ku shihet një pjesë e punës së përditshme të këtyre grave.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4056249291112066