Presidentja nesër pret në takim kryediplomati austriak

Shefi i diplomacisë austriake Alexander Schallenberg do të arrijë të martën për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani në orën 10:00, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tash për tash nuk dihet nëse zyrtari i lartë i shtetit austriak do të ketë takime të tjera me krerët të institucioneve të Kosovës.