PRESIDENTJA OSMANI SHPALL DATËN E ZGJEDHJEVE LOKALE DITËVE NË VAZHDIM

Presidentja Osmani shpall datën e zgjedhjeve lokale ditëve në vazhdim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfunduar takimet me subjektet politike parlamentare, me të cilat është diskutuar data e zgjedhjeve lokale.

“Në takime të ndara është diskutuar rreth datës së zgjedhjeve me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u.d. kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përfaqësuesin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq si dhe me partitë e komuniteteve joshumicë: Vakat, RI, PAI, KDTP, IRDK, SDU, NDS, JGP dhe LPRK”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani i ka njoftuar subjektet politike se planifikon t`i bëjë ftesë Bashkimit Evropian për dërgimin e një misioni vëzhgues gjatë zgjedhjeve lokale.

Pas konsultimit me partitë politike, Presidentja Osmani ditëve në vazhdim pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve lokale, të cilat bazuar në legjislacionin në fuqi, parashihet të mbahen në vjeshtën e këtij viti./Insajderi